Motra Andre, e njohur si Lucille Radon, murgesha franceze e cila deri më sot mbante titullin e personit më të vjetër në botë, vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 118-vjeçar.

Lajmi u bë i ditur nga shtëpia e të moshuarve ku ajo qëndronte, në Toulon të Francës Jugore.

Ajo lindi më 11 shkurt 1904. Vitet e fundit ishte e kufizuar në një karrige me rrota dhe kishte humbur shikimin.

“Thonë se puna vret. Puna më mbajti gjallë. Kam punuar deri në moshën 108 vjeçare”, deklaroi ajo në vitin 2022.