Nëse ju shkurtoni thonjtë shumë të shkurtër, veçanërisht në anët e gishtave të mëdhenj të këmbëve, ju mund të përgatisni terrenin që thoi të hyjë në mish. Ashtu si shumë njerëz, kur ju shkurtoni thonjtë nëse prisni dhe pjesët anësore atëherë thonjtë përkulen, harkohen dhe marrin formën e gishtave.
Por kjo teknikë mund të inkurajojë rritjen e thoit nën lëkurën e gishtit tuaj. Anët e prera të thoit fillojnë e inkorporohen, gërmohen nën lëkurën. Një thua i hyrë në mish gjithashtu mund të ndodhë në qoftë se ju i vishni këpucë që janë shumë të ngushta apo shumë të shkurtra.
Simptomat
Kur ju ndodh hyrja e thoit nën mish, mund të japi vështirësi, ënjtje dhe ndjeshmëri. Më vonë, ajo mund të skuqet dhe të infektohet, madje jep edhe dhimbje. Thoi i hyrë në mish është një gjë e zakonshme dhe veçanërisht e dhimbshme tek të rinjtë. Hyrja e thoit nën mish haset më shpesh në gishtin e madh. Hyrja e thoit nën mish ndodh kur lëkura në njërën apo të dyja anët e thoit rritet mbi skajet e tij, ose kur thoni vetë rritet nën lëkurë. Skuqje, dhimbje dhe ënjtje në cep të thoit mund të rezultojë dhe infeksioni mund të pasojë së shpejti. Ndonjëherë një sasi e vogël qelbi mund të shihet duke rrjedhur nga zona e prekur. Hyrja e thoit nën mish zhvillohet për shumë arsye. Disa raste janë kongjenitale (të lindura)- thoi është shumë i madh për gishtin. Trauma, të tilla si shtypja e gishtit ose shkelja në të, mund të shkaktojë hyrje të thoit nën mish. Megjithatë, shkaku më i zakonshëm është veshja e këpucëve të shtrënguara ose prerja e shkurtuar e thonjve.
Trajtimi jokirurgjikal
Hyrja e thoit nën mish duhet të trajtohen sa më shpejt që të evidentohet. Nëse kapet që në fillim (para se të infektohet), kujdesi në shtëpi mund të parandalojë nevojën për trajtim të mëtejshëm. Masat që duhet të merrni:
- Futeni këmbën në ujë të ngrohtë 3-4 herë në ditë.
- Mbani këmbët e thata gjatë pjesës tjetër të ditës.
- Vishni këpucë të rehatshme e të përshtatshme për këmbën dhe gishtërinjtë. Merrni në konsiderate veshjen e sandaleve derisa mos të ketë shenja inflamacioni.
- Ju mund të merrni ibuprofen ose acetaminophen për lehtësimin Thonjtë e futur në mish, masat dhe mënyrat e trajtimit e dhimbjes.
- Nëse nuk ka përmirësim në 2-3 ditë, ose nëse përkeqësohet gjendja, kontaktoni me mjekun tuaj.
Ju mund të keni nevojë të ngrini cepin e thoit lart nga pozicioni i saj ngulitur dhe futur nën mish dhe të vendosni disa fije pambuk në mes të thoit dhe lëkurës. Ndërrojeni këtë paketim çdo ditë.
Trajtimi kirurgjikal
Nëse ka tepër shenja inflamacioni: ënjtje, dhimbje dhe rrjedhje sekrecionesh të pranishme, ndoshta thoi është i infektuar dhe duhet të trajtohet nga një mjek. Ju mund të keni nevojë për të marrë antibiotikë nga goja dhe thoni mund të ketë nevojë të hiqet pjesërisht ose tërësisht. Mjeku mund të heqë kirurgjikalisht një pjesë të thoit, një pjesë e shtratit të tij, disa prej indeve të buta ngjitur me të dhe madje edhe një pjesë e qendrës së rritjes. Kirurgjia është efektive në eliminimin e buzës së thoit nga rritje brenda dhe përpara lëkurës. Heqja e përhershme e thoit mund të këshillohen për fëmijët me hyrje të thoit nën mish me infeksione të përsëritura e kronike. Nëse ju keni shumë dhimbje dhe/ose infeksion, mjeku juaj mund të largojë një pjesë të thoit të hyrë nën mish (shkëputje e pjesshme e thoit). Në gishtin tuaj do injektohet anastezik dhe mjeku do përdorë gërshërë për të prerë pjesën hyrëse nën mish duke u kujdesur që të mos prek shtratin e thoit. Një ekspozim i shtratit të thoit mund të jetë shumë i dhimbshëm. Heqja e tërë thoit të hyrë nën mish (shkëputje të plotë e shtratit të thoit) rrit gjasat që thoi që do rritet do dali i deformuar. Mund të marrë 3-4 muaj rirritja e thoit.
Faktorët e riskut
Nëse problemi nuk është kongjenital, mënyra më e mirë për të parandaluar hyrjen e thoit në mish, është mbrojtja e këmbëve nga traumat dhe veshja e këpucëve dhe çorapeve që të jenë të përshtatshme e rehatshme për gishtërinjtë. Thonjtë duhen prerë drejt me një makinë prerëse të pastër, nuk duhen prere cepat apo qoshet e thonjve. Shkurtoni thonjtë jo më pak se buza e gishtit. Mbani këmbët të pastra dhe të thata gjatë gjithë kohës.