Tezja e një 12-vjeçareje, e cila humbi jetën në qendrën tregtare në Rusi si pasojë e rënies së flakëve, ka treguar mesazhin e fundit prekës të mbesës së saj.
Viktoria Vika Pochankina i tha tezes së saj Evgenia se çdo gjë po merrte flakë gjatë bisedës dëshpëruese teksa dhjetëra njerëz ishin zënë në “kurth” nga zjarri, duke shtuar: "Dyert janë të bllokuara, nuk dal dot jashtë, nuk marr dot frymë".
Dëshmia e saj shokuese e tezes vjen pas pamjeve të reja të zbuluara nga skena ku mbeti e shkrumbuar çdo gjë. Tezja e 12-vjeçares tregon bisedën e fundit në celular ku e këshillonte që të hiqte rrobat dhe të mbulonte hundën.
Por Vika iu përgjigj: "Teze, thuaji mamit që e dua shumë", para se telefonata të mbyllej papritur. Dhjetëra fëmijë rezultojnë ende të zhdukur me gjasë të vdekur pas tragjedisë që i mori jetën 53 personave.