Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku dy të rinj nuk i kanë ndaluar policisë duke terrorizuar kryeqytetin.

Dy të rinjtë që po lëviznin me një “Tuareg”, nuk i kanë ndaluar patrullës së policisë pranë stacionit të trenit kur i kanë bërë shenjë të ndalojnë. Ata janë larguar me shpejtësi nëpër aksin e unazës.

Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe raportohet se te kryqëzimi i rrugës së burgut ose “Jordan Misja”, dy të rinjtë janë përplasur me disa automjete e motor. Ata kanë zbritur dhe kanë tentuar të arratisen më këmbë ndërmjet rrugës “Jordan Misja” dhe “Don Boskos” por efektivët e Komisariatit numër 3 dhe forcat Shqiponja kanë arritur t’i kapin duke iu vënë prangat. Dy të rinjve iu janë gjetur edhe dy pistoleta TT.