Një i ri nga Tirana, që ndodhej nën arrest shtëpie, ka thyer masën e sigurisë dhe ka ardhur në qytetin e Durrësit.
Por nuk ka mundur t’i shpëtojë dot uniformave blu, pasi ai është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar.
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Jakup Durishti, banues në kryeqytet.
Burime nga policia bëjnë me dije se ai akuzohet për falsifikim të letërnjoftimeve ose të vizave, ndaj të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.





