Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 29-vjeçar pasi ky i fundit përveç se ka shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dalë nga banesa duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij”– njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.