Dhoma kombëtare e Avokatisë do të marrë masa për 15 avokatët të cilët thyen bojkotin për të gjitha seancat gjyqësore.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të mbahet në orën 14:30, ndaj avokatëve do merren masa disiplinore, nga ndëshkim me gjobë, pezullim të licensës dhe deri në propozim për heqje të licenses.

Ndërkohë nesër në orën 11:00 avokatet kanë paralajmëruar protestë përpara KLGJ-së.

Prej ditësh avokatët në Korçë, Durrës, Vlorë, Tiranë etj., kanë bojkotuar punën në shenjë proteste kundës hartës së re gjyqësore.

Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.