Itali, 1 gusht 2014 – Nuk kanë të sosur telashet për 25 vjeçarin shqiptar Eduard Tabaku.
Ndërsa ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie, në pritje të zhvillimit të procesit gjyqësor, Eduardi theu masën e sigurisë arrest shtëpie.
Për fatin e tij të keq, kur po kthehej në banesë, në qytezën e Loretos, provinca e Ankonës, ndeshi karabinierët, të cilët e arrestuan dhe e dërguan në burgun e qytetit.
Ai u arrestua në bazë të nenit 385 të Kodit Penal italian. Gjykatësi mbikqyrës i shërbimit të provës do të vendosë të premten 1 gusht 2014, nëse Tabaku do qëndrojë në burg apo do t’i rikthehet masës së sigursë “Arrest shtëpie”.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





