COVID-19 vazhdon të jetë prezent e në këtë formë edhe niveli i mbrojtjes nga secili person duhet të qëndrojë i lartë. Kjo vlen edhe për futbollistët të cilët nëse infektohen, rrezikojnë më pas të kthehen në një rrezik për klubin duke shpërndarë virusin duke qenë se në stërvitje dhe ndeshje kanë kontakte të afërta mes njëri-tjetrit.
Kështu, gjesti i Temi Abraham, Ben Çilluell dhe Xhejdon Sanço nuk ka kaluar pa pasoja, teksa këta futbollistë kanë thyer masat anti COVID-19 dhe në këë formë, trajneri Garet Sauthgejt ka qenë i detyruar t’i përjashtojë nga grumbullimi i kombëtares për ndeshjen miqësore ndaj Uellsit, por mund të mungojnë edhe në ndeshjen e radhës të dielën ndaj Belgjikës.
“Duhet të kujtojnë se të luash për Belgjikën është një nder. Të gjithë bëjnë gabime, edhe unë si lojtar kam gabuar duke thyer rregullat, por jemi në një kohë unike me COVID-19. Duhet të sigurohemi që të mbrojmë grupin, ky është çelësi. Kohët e izolimit janë shumë komplekse dhe duhet ta mënaxhojmë më së miri këtë situatë”, u shpreh Sauthgejt.





