Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e një automjeti në lagjen nr. 18 dhe ka vjedhur një pajisje që ndodhej brenda tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e një automjeti, në lagjen nr. 18, dhe ka vjedhur një pajisje që ishte në automjet.”, thotë policia.