TIRANE, 04 mars 2013- Nga Sherbimet e Komisariatit te Policise nr.5 Tirane u be arrestimi ne flagrance i shtetasve G. D vjec 17, lindur ne Diber dhe  banues ne Tirane, E. M, vjec 16, lindur ne Diber dhe  banues ne Tirane, R. B., vjec 16, lindur ne Diber dhe  banues ne Tirane.

Arrestimi i tyre u bë, sepse u kapen ne flagrance ne oren 18.45 te dates 02-03-2013, duke thyer e demtuar ne bashkepunim me njeri tjetrin, xhama ne autobuzet e linjes Tirane Babrru-Paskuqan.

Materialet i’u kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale te parashikuar nga neni 150 – 25 i Kodit Penal.