Dy drejtues mjetesh që u kapën në gjendje të dehur dhe një 48-vjeçar që theu masën e arrestit shtëpiak, u arrestuan nga uniformat blu në Durrës.

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit D. D., 46 vjeç dhe Sh. M., 41 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.

Ndërkohë, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. A., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka dalë jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në polici, ai ka kundërshtuar me forcë, efektivët.