Banorët e zonës së Unazës së Re në Tiranë kanë gjetur xhamat e makinave të tyre të thyera.
Rreth 30 makinave të parkuara në këtë zonë, u ishin thyer xhamat gjatë natës së kaluar, për arsye që nuk dihen ende.
Policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen, ndërsa po merr në pyetje pronarët e mjeteve.