Protestuesit e opozitës me thirrjet “Rama ik” dhe “qeveri e krimit” po marshojnë drejt 5 institucioneve. Pas kryeministrisë, protestuesit u grumbulluan te Drejtoria e Policisë së Shtetit.

Krahas shashkave dhe tymueseve kanë hedhur gurë dhe shashka drejt godinës duke thyer disa xhama. Raportohet se është lënduar një efektiv policie.

Njoftim i Policisë së Shtetit:

Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.

Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.