Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar që të vidhet një argjendari në qytetin e Pogradecit.

Autorët kanë arritur të ngrejnë qepenin aq sa mund të futeshin brenda, kanë thyer xhamin e derës kryesore, por në momentin që po futeshin kanë parë të afrohej patrulla e policisë dhe kanë mundur të largohen.

Pronari i kësaj argjendarie, tregon se është e disata here që argjendaria e tij sulmohet dhe ende nuk janë gjetur autorët. Ai thekson që herët e tjera, personat që kanë hyrë kanë mundur të marrin sende nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme pas rënies se alarmit ata janë larguar pa marrë asgjë.

Sipas kamerave të sigurisë, ai tregon se janë 3 persona të maskuar të cilët e kanë hapur dyqanin me kriko makine.