Thyhet një lokal gjatë natës në Durrës. Rasti është regjistruar në qendër të qytetit, përballë bustit të Azem Hajdarit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se është thyer xhami i jashtëm i lokalit dhe nuk dihen ende dëmtimet e shkaktuara nga autorët.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.