Mëngjesin e sotëm është gjetur i thyer xhami ekspozues i pusit që ndodhet në sheshin “Liria”, në Durrës.

Siç duket dhe në videon e mëposhtme, pusi me një thellësi të konsiderueshme është kthyer në një rrezik për kalimtarët, të cilët mund të kalojnë aty pranë pa e vënë re xhamin e thyer.

Kujtojmë që pusi i cili ndodhet rreth 14 metra nga bashkia Durrës dhe me një diametër të grykës rreth 80 cm, i ndërtuar me materiale të ndryshme si, guri, tulla dhe qeramika u zbulua gjatë punimeve që po kryheshin për rehabilitimin e sheshit “Liria” në vitin 2014. Në atë kohë, me miratimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve në Ministrinë e Kulturës, u vendos për ekspozimin i tij.