29 shtator 2015 – Para se të dërgoni foto në mënyrë elektronike, kontrolloni dhe një herë se kujt po ia dërgoni, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për foto të sikletshme.

Një vajzë angleze i ka çuar padashje shefit të saj foton e gjoksit, që në fakt donte t’ia çonte të dashurit të saj, i cili atë javë nuk ndodhej në qytet.

“Ja çfarë po humbet këtë fundjavë”, ishte dixhitura që kishte vendosur mbi foto vajza, gjithnjë duke menduar se ia nisi të dashurit.

Por nuk ka nunguar edhe përgjigja e marrësit të mesazhit, në këtë rast shefi i saj, që i kërkon vajzës të jetë më e kujdesshme.

“Përshëndetje, ndoshta nuk ke dashur ta dërgosh këtë tek unë, por të lutem tregohu më e kujdesshme. Unë jam SHEFI yt”.

/S.L. portali DurresLajm/