Këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar më në fund disa foto nga dasma me bashkëshortin Ermal Hoxhës, të cilët më 12 korrik kurorëzuan dashurinë e tyre 17-vjeçare.

Si një vajzë e rritur pranë detit, edhe dasmën Rezarta vendosi ta bënte pranë detit, ndonëse jo në Durrës por në Vlorë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka ndarë disa foto nga dita e tyre më e veçantë, ndërsa i dedikon fjalë të ëmbla Ermalit.

“Ma kujtojne te afermit se sa vite jemi sebashku, sepse mua me duket sikur te dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty… Ti dua aq shume dhe ato 3 thinjat e reja qe te kane dale, edhe ato pak floke qe po te bien dhe ti i ke aq problem! Une ti dua… Te dua dhe kur me nevrikos… Edhe ankohesh per vonesat e mija.. Te dua per babin qe je me princeshen e shtepise tone”, shkruan ajo.