Në studion e emisionit “Opinion”, deputeti demokrat Agron Shehaj është përplasur me drejtorin e ARRSH lidhur me skandalin e firmës false pjesëmarrëse në tenderin e unazës.

Deputeti Shehaj tha se drejtori i ARRSH duhej sot të ishte në burg, së bashku me shefin e tij dhe shefin e shefit të tij.

Por drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, tha se ai dhe stafi i tij nuk kanë asnjë përgjegjësi lidhir me ngjarjen.

“Unë dhe stafi nuk kemi përgjegjësi, sepse detyra jonë nuk është të verifikojmë”, tha drejtori i ARRSH, duke u shprehur se ai nuk mund të dyshonte mbi kompaninë që kishte ardhur nga SHBA.