Prostitucion, bashkënim me vrasës. Kështu ia solli jeta. Por një ditë vjen edhe në ekran.
Laureta Zyba, motra e Rrushes është konkurrentja më e re në “Për’puthen”. Sapo u bë pjesë e programit të dashurisë, u raportua për të shkuarën e saj problematike ku rezulton e përfshirë në ngjarje të rënda për drejtësinë.
Laureta ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vra$je të kryera jashtë vendit.
Gjithashtu është dyshuar për prost*itucion, duke bashkëpunuar me grupe të Malit të Zi. Laureta Zyba ishte striptiste në klubet e natës në Prishtinë dhe ishte ndaluar dhe shoqëruar në komisariat për veprën, “bashkëkryrje në veprim”.
Olsa Muhameti ka reaguar rreth këtij lajmi duke thënë se ka dijeni për të shkuarën e Lauretës. “Ma keni nisur kaq shumë këtë lajm…Sigurisht që Laureta na i kishte treguar në audicione të shkuarën e saj.
Ajo që lexohet në dokumenta të paktën. Si çështje serioze do ta trajtojmë në Prime, ama unë kam një pyetje për të gjithë ju. A meriton një qënie njerëzore të ketë një shans të dytë në jetë? Unë mendoj që Po!
“Për’puthen” nuk është një program vetëm dashurie, ne duam të japim dhe mesazhe e pse jo mundësi të dyta në jetë…Shpresoj i tillë të jetë rasti i Lauretës në fund…”,- ka shkruar Olsa.