Kohët e fundit Albana Osmanin e kemi parë të angazhuar në nismën e saj humanitare “Ti je një luledielli”. Bluzat e saj me stampon e kësaj luleje të bukur po shiten në çdo cep të globit ku ka shqiptarë dhe të ardhurat që vijnë nga kjo veprimtari shkojnë për fëmijët e sëmurë.

Sot moderatorja bukuroshe është ndalur në shtëpinë e foshnjes në Shkozet të Durrësit, ku ka dhuruar bluza me shenjën e lulediellit për të gjithë fëmijët e braktisur.

“Kurrë nuk do ta harroj këtë ditë”- shkruan Albana në profilin e saj në Instagram, pasi ka parë gëzimin në sytë e fëmijëve.

Më herët ajo ka falenduar edhe një vajzë që e ka ndihmuar në nismën e saj.

“Jemi nisur për tek shtëpia e foshnjave të braktisura në Shkozet! Drilona Boci, dhurata jote s’ka çmim e dashur! Ashtu lule ta bëftë Zoti jetën përherë, sepse thjesht e meriton !! Pak më vonë do jemi bashkë me ju në një nga ambientet më të bukura që po bëhet pjesë e kësaj nisme! Drilona tani që të njoha, kafen do e pimë shumë shpesh bashkë! Me siguri do jesh shoqe e imja e mirë në vazhdim, se zemrën e bardhë ta çmova shumë”,-shkruan moderatorja.

Sipërmarrja e Albana Osmanit është vlerësuar shumë edhe nga fansat e saj, të cilët i kanë uruar suksese të mëtejshme në rrugën e saj në ndihmë të fëmijëve.