Shqipëria nuk ishte vetëm në Kardif. Në ndeshjen miqësore kundër Uellsit kishte edhe tifozë shqiptarë, sigurisht me “kokrra”.

Një prej tyre, me siguri anëtar i Tifozave Kuqezi, ka fluturuar drejt Uellsit dhe në stadium ka shpalosur edhe flamurin shqiptar.

Nuk ka munguar edhe një pankartë e tij, me një mesazh shumë domethënës në gjuhën angleze.

“Ti je vaksina ime”, shkruan tifozi, duke përcjellë një mesazh dashurie ndaj kombëtares shqiptare.