Gjatë ditës së sotme protestuesit nuk e kanë kursyer ironinë edhe ndaj ministrave të kabintetit Rama, për deklaratat e tyre për vetë kryeministrin apo dhe për standardin ekonomik të qytetarëve.

“T’i lutemi Zeusit për shi”, shkruan një pankartë. “Me 5 thashë miell në muaj nuk quhesh i varfër”, thotë një tjetër pankartë me foton e ministres Delina Ibrahimaj, e cila tha se një qytetar me 140 euro nuk quhet i varfër.

Ndërsa Rama ka deklaruar disa herë se është një vit i thatë pa reshje dhe ndaj janë të detyruar të blejnë energji me çmim të lartë.