Donald Veshaj në puntatën e katërt të “Më lër të flas” solli versionin e tij të këngës “Mos u kthe” të Semi Jaupaj.
“Unë e pashë si strategji, mund të na futej edhe Bora brenda dhe do të na prishte këngën. Ne kemi një marrëdhënie fantastike me këtë vajzë”, tha Donaldi.
Nuk mund të lihej pa përmendur edhe pjesa se në fillim të ditëve të Big Brother VIP, u komentua se ata mund të ishin çift në BBVIP. Ata e komentuan si një gjë shumë të shpifur.