Një punonjës ambulance ka filmuar veten duke e goditur një person pa ndjenja me sallam.

Tashmë kanë nisur hetimet për punëtorin nga Shërbimet e Emergjencës rumune. Identiteti i tij nuk dihet ende, por ai shihet duke goditur me sallam pacientin e shtrirë në barelë.

Fillimisht e qëllon në ballë dhe më pas në pjesë të tjera të kokës. Në një moment i thotë personit të pavetëdijshëm: "A do sallam, merre një në kokë! Ti pijanec".

Ministrja rumune e Punëve të Brendshme Carmen Dan tha se u zemërua shumë nga kjo video.

"Unë jam zemëruar nga imazhet në hapësirën publike ku tregohet një anëtar i një ekuipazhi të emergjencës duke u tallur me një pacient që ka nevojë për ndihmë", tha ajo duke shtuar se do merren masa ligjore për të.