Ditën e sotme, Genc Prevlukaj feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim mjaft i ndjerë nga ana e këngëtares Eni Koçi për të.

Ajo ka publikuar një foto ku dyshja shihet duke u relaksuar, krahas së cilës i ka dedikuar fjalët më të ëmbla.

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Për burrin tim të mrekullueshëm, i cili më surprizon gjithmonë. Ti je shoku im më i mirë dhe dashuria ime përgjithmonë! Të dua me gjithë zemër @gencprelvukaj. Ps: Doja të të bëja diçka shumë të veçantë për ditëlindjen tënde dhe pastaj u kujtova se ti tashmë më ke mua”, ka shkruar Eni krahas fotos.

Për një kohë të gjatë çifti i njohur e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë, ndonëse përfliteshin prej kohësh në media. Derisa një moment ata vendosën të shfaqeshin përdore publikisht dhe të tregonin që janë bashkë.