Nga Universiteti Bujqësor, ku mori pjesë në një aktivitet për programin e BE-se “Erasmus plus”, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca përsërit apelin drejtuar të rinjve, që të ushtrojnë të drejtën dhe përgjegjësinë e votës.
“Ju bëj thirrje që të votoni, të ushtroni të drejtën që keni për të hedhur votën tuaj, pra merrni pjesë, kjo është e drejta juaj, por edhe një përgjegjësi që ju keni. Mos e lini mënjanë, por përdoreni atë dhe siç thoni ju në shqip “ti vendos”.“, u shpreh diplomati europian.
Soreca tha se në kuadër të këtij programi, rreth 8000 studentë e akademikë shqiptarë kanë shkuar në vendet e BE-së. Ambasadori bëri të ditur se për periudhën kohore 2021-2027 fondet e programit “Erasmus plus” janë dyfishuar, duke arritur shifrën e 26 miliardë eurove.





