Durrës, 18 nëntor 2013- Për këdo në planet, Tibeti apo thënë ndryshe ‘’Çatia e Botës’’ është një term i dëgjuar. Por a ka nga ata syresh që ndërmarrin guximin të ngjiten deri në 6000 metra lartësi, për të arritur në një zonë unike në botë që rrethohet nga vargmale që arrijnë deri në 9000 metra lartësi?! Vetëm pas gjysmës së dytë të shekullit XVIII, Tibeti filloi të bëhej i njohur anembanë botës, por të drejtën e hyrjes në këtë mbretëri e kishin nje numër i vogël klerikësh – të cilët ishin initacionuar dhe zotëronin dituritë e nevojshme, dhe një numër akoma më i paktë Adeptosh, (initacionantë të shkallës së lartë).Kjo fjalë vjen nga latinishtja. Initiare – do të thotë ‘’filloj, futem’’. Pra initacioni është një ceremoni kalimi , që imiton tekstet që shenjojnë ecurinë e ekzistencës njerëzore, por duke i kryer ato para kohe. Është një procedurë e destinuar të realizojë kalimin psikologjik të një gjendjeje ekzistimi inferiore, në një nivel superior. Pra rilejon ngjitjen e Psikws drejt burimit tw zanafillës.Në greqisht kjo fjalë do të thotë mbyll gojën. Dhe kjo shpjegon se përse procedurat e tij janë të ndaluara t’u thuhen njerëzve të tjerë , përvec initacionantwve të cilët kishin dhënë një ‘’betim heshtjeje’’.
Initacioni nuk është një edukim intelektual, por përkundrazi është një ecuri rinovimi brendësor që përmban përveç të tjerave, një botëkuptim sferik të botës. Çdo Initacion do të thotë ‘’vdekje’’ e personalitetit të vjetër dhe tw lindurit e njw personaliteti të ri, më harmonik. Për këtë arsye Platoni shprehej se : ‘’Vdekja është initacion’’. Pra initacioni është një dije e pakthyeshme. Çdo initacion përmban planin ‘’Jetë, vdekje, rilindje’’
Nuk është e vështirë të kuptojmë se çdo komb ka mënyrën e tij të të menduarit. Ky është rezultat i disa faktorëve, nën ndikimin e të cilëve zhvillohet qytetërimi, feja dhe historia e kombit. Edhe zona gjeografike luan rol determinant në mentalitetin e këtij populli që u zhvillua me kalimin e kohës, pa lënë mënjanë të gjithë faktorët e tjerë që studiuesit kanë futur ne emërimin e përgjithshëm ‘’Faktorët teorike të historisë’’.
Populli tibetian u influencua shumë nga faktori vendimtar gjeografik i tij : malet e Himalajeve. Ky fakt natyral i mbajti Tibetianët të ndarë nga pjesa tjetër e qytetërimit njerëzor për shekuj të tërë. Ishte shumë e vështirë të arrinte dikush tek ato male të bardha , me një klimë të thatë dhe shumë të ftohtë. Këtij internimi natyral iu shtua edhe një faktor tjetër, konceptimet e vetë udhëheqësve të Tibetit të cilët mendonin se mund të prisnin pak ose aspak gjëra pozitive nga popujt e tjerë kufitarë. Kështu, përvec Budizmit, asnjë influencë e huaj nuk penetroi për shekuj me radhë, në këtë kështjellë shpirtërore. Budizmi u bë feja zyrtare vetëm pas shekullit të 8-të.
Tibetianët nuk mendohen për të vërtetat, por i përjetojnë ato. Nuk flasin per Perënditë duke u munduar t’i zbresin në Tokë : por janë vetë ata që mundohen të lartësohen dhe të ngjiten drejt Qiellit. Dhe kjo rrugë ndiqet nëpërmes një morali shumë të ashpër dhe të fortë. Për këto dy arsye kryesore , do të dallojmë një ndryshim formal midis Filozofisë së Tibetit në krahasim me atë të Indisë, që shfaqet tek ‘’Bagavat Gita’’. Në të vërtetë flasin për të njëjtat gjëra, por mentaliteti Tibetian , hoqi nga mënyra e të menduarit të Indisë, karakteristikën e ëmbëlsisë dhe mbështjelljen atësore të saj. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se Tibetianët janë të ftohtë dhe çnjerëzorë, përkundrazi, nëse do të lexojmë poezitë e tyre do të mund të kuptojmë bukurinë , harmoninë dhe njerëzinë që ata njerëz fshehin.
Në ato vende mbretëronte dikur Feja e Diturisë, e cila me kalimin e kohës u fsheh gjithmonë e më tepër, derisa nga ajo mbeti vetëm lëvozhga e jashtme me paragjykimet dogmatike , magjitë e zeza të kultit Dug – Pa , një lloj magjistarësh të zinj. Dhe përfundimisht u humb fare, atëherë kur Tibeti u pushtua nga trupat e Kinës Komuniste.
Tibeti, vendi i Legjendës dhe i Misterit, brenda të cilit gjetën strehë Dituritë Initacionuese pas rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit. Faza e vështirë e okupimit të saj nuk e pengoi atë vend të linte pas nje trashëgimi të pasur me disa nga Doktrinat më të larta dhe vepra që u shpëtuan nga Përmbytja që kishte fundosur qytetërimin e Atlantidës, mijëra vjet më parë. Një nga këto vepra është dhe ‘’Libri i Urdhrave të Artë’’, të cilit i përket dhe pjesa e mrekullueshme ‘’Zëri i Heshtjes’’, një nga veprat më të përkryera të letërsisë lindore. Në perëndim u bë e njohur dhe u përkthye nga personaliteti i vecantë i Madam Blavatskit.
Nëse flasim për Tibetin, nuk mund të mos përmendim Lhasën, kryeqytetin e tij, qytetin e shenjtë, selinë e Dalai ‘’Oqean i dhembshurisë’’ Lamës (Lideri Shpirtëror dhe politik), mishërimin e gjallë të Budës. Ekzistojnë raporte për disa tunele nëntokësore që lidhin pallatin Potala, shtëpinë e Dalai Lamës me një mbretëri apokrifike, ku jetojnë njerëz të një niveli superior zhvillimi shpirtëror, dhe se aty gjendet Mbreti i Botës, Zoti i tokës, i cili banon në qytetin sekret të Saballah, qyteti brendësor i Lhasës.
Kur Dalali Lama vdes, pasardhësi i tij gjendet me një mënyrë prototipe. Shpirti i tij mishërohet menjëherë tek trupi i një fëmije që Lamat njohin falë disa shenjave, dhe kur fëmija do të njihet si rimishërimi i Njeriut të Shenjtë, atëherë deklarohet si pasardhës i Dalai Lamës.
Si shumë popuj të tjerë, tibetianët kanë si monument të lashtë një Gur, Do Ring që ndodhet në qendër të Lhasës. Një gur që shërben për t’iu kujtuar tibetianëve marrëveshjen e lashtë dhe për të dhënë simbolin material të fatit të Tibetit.
Akoma dhe sot Tibeti mbetet i mbështjellë nga një tis i plotë misteri. Disa njerëz të ditur thonë se në Tibet ndodhej deri pak kohë më parë ‘’ Kërthiza e Botës’’: domethënë Qendra Shpirtërore, nga e cila vjen njeriu. Të njëjtën gjë deklarojnë grekët për Delfin, Egjiptianët për Piramidat dhe Inkasit për kryeqytetin e tyre Kuzkon. Tradita të tjera thonë se aty ruhen objektet më të lashta që mund të imagjinojë cdo njeri, ashtu si dhe libra të shkruara në gjethe palmash dhe libra të tjerë të shkruar mbi gurë. Tekstet Kiuti, të cilat janë përpunuar alkimikisht dhe nuk mund të shkatërrohen me asnjë nga metodat e njohura (ujë, zjarr, acid etj) dhe tekste të shkruara në një gjuhë shumë të vjetër që quhet Senzar (gjuhë hieroglifesh). Libra që përmbajnë historinë e njerëzimeve të ndryshme dhe diturive shumë sekrete, që akoma shkenca bashkëkohore dhe teknologjia nuk ka arritur të konceptojë. Tradita të tjera na flasin për ekzistimin e të ashtuquajturve ‘’Jogi të Maleve të Bardha’’, qenie hyjnore që vigjëlojnë për zhvillimin e njerëzimit. Ky është një përshkrim tejet i shkurtër mbi TIbetin, vendin e Legjendës dhe të Misterit, ‘’Kërthizën e fundit të Botës’’, kështjellën e fundit shpirtërore të njerëzimit.
Gladiola Busulla





