Ka nisur presioni mbi Thomas Tuchelin, pas humbjes së Bayern Munichit ndaj Bayer Leverkusenit dhe mbetjes prapa në garën për titullin e kampionit. “Bavarezët” janë pesë pikë prapa Leverkusenit në tabelën e Bundesligës. Kjo situatë duket se nuk po i pëlqen fare tifozëve të kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

Ka prej atyre që përmes protestës po kërkojnë largimin e Tuchelit. Siç raportohet nga gazetari i “Sport1”, Stefan Kumberger, dikush vendosi një mesazh në një shtyllë jashtë qendrës stërvitore të Bayernit të dielën në mëngjes, duke bërë thirrje për shkarkimin e 50-vjeçarit. “Tuchel jashtë”, thuhet në pankartën e vendosur.