Tifozerisë së Arsenal duket se i ka ardhur në majë të hundës me rezultatet e skuadrës në fushë. Pas kontestimeve me kapitnin Granit Xhaka, tashmë disa tifozë të topçinjve përfituan teksa Lamborxhini i Pier eterik Aubamejang kishte ngecur në semafor.

Tifozët i afrohen ndërsa shprehin të gjithë zemërimin e tyre për rezultatet, ndërkohë që një prej tyre thekson se ka njerëz që paguajnë 1800 paund bileta në sezon për të parë nga afër ekipin.

Teksa një tifoz tjetër ndërhyn duke u shprehur: “ 200 paund në vit për të parë budallaqet e juaja”.Për fat të mirë, Aubamejang sheh dritën jeshile dhe niset me shpejtësi, për të shmangur një agravim edhe më të madh të situatës.

Kështu, situata në klubin londinez mbetet e ngrirë dhe vetëm një përgjigje pozitive në fushë nga futbollistët, mund të rivendosë marrëdhëniet e tyre me tifozët.