Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë dy shqiptarët që po lënë gjurmë në kampionatin anglez me paraqitjet e tyre. Edhe pse kanë shumë pak ndeshje që janë pjesë e Arsenalit, ata kanë arritur që të fitojnë zemrat e tifozëve të topçinjve.
Faqja e fansave të këtij klubi ka intervistuar disa tifozë pas ndeshjes duke i pyetur për paraqitjen e ekipit. Një prej tifozëve kur u pyet nga gazetari për përshtypjet që ka për dyshen shqiptarë u përgjigj në këtë mënyrë.
“Xhaka është bosi shqiptar. Ata janë futbollistë të shkëlqyer të cilët po zhvillojnë ndeshje shumë të mira. Mustafi ka shkëlqyer sot në mbrojtje. Jemi të lumtur që kemi futbollistë të tillë”, dhe më pas e shoqëron me duartrokitje së bashku me disa tifozë të tjerë.





