Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet në fokusin e tifozëve të Aston Villa-s. Një gabim i rëndë pozicioni në goditjen e Foden, në ndeshjen e fituar 4-1 nga City nuk u pëlqeu aspak tifozëve të Villa-s, të cilët vazhduan me sulmet ndaj ish-lojtarit të Roma-s.
Ata nisën duke brohoritur në stadium: “Zaniolo zhduku nga këtu, kthehu në Itali”. Ish-“ylli” i Roma ka luajtur deri më tani 31 ndeshje, jo me minutazh të plotë, teksa ka regjistruar 1189 minuta në total, ku ka shënuar 3 gola, një formë që nuk është mirëpritur nga tifozët, me këta të fundit, që e kanë cilësuar “fantazistin” si nënshkrimin më të keq të klubit në histori, madje ka pasur edhe nga ata të cilët kanë deklaruar se Zaniolo nuk është i denjë për Premier League.





