Barcelona turpëroi Realin e Madridit, në “El Clasico” duke e mposhtur me rezultatin e thellë 5-1. Ndërkohë në fillimin e ndeshjes, nuk munguan sharjet në kor ndaj kapitenit të madrilenëve, Serxhio Ramos.

Në momentin që mbrojtësi spanjoll shkoi për të ekzekutuar një rivënie anësore, në stadium shpërthyer koret “Serxhio Ramos bir k**ve”. Por në këtë moment ka ndërhyrë Xherard Pike.

Mbrojtësi i Barcelonës, ka ngritur gishtin tregues, duke kundërshtuar fyerjet e tifozëve katalanas ndaj Ramosit.Ky moment është duke bërë xhiron e internetit, teksa Pike e di mirë ndjesinë e ofendimeve në kor, pasi ai shpesh ka qenë “viktimë” e tifozëve në “Santiago Bernabeu”.