Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit dhe klubi ka nisur nga puna për zëvendësuesin e tij.

Pas refuzimeve nga Xabi Alonso, Nagelsmann dhe Unai Emery, drejtuesit bavarezë janë shumë pranë marrëveshjes me trajnerin aktual të Austrisë, Ralf Ragnick.

65-vjeçari, është gati ta pranojë një aventurë në Munich, por ata që mund ta ndalojnë këtë tratativë janë tifozët bavarezë.

Ultrasit e Bayern kanë nisur një peticion jo vetëm kundër Ragnick, por më shumë për të kërkuar qëndrimin edhe për një tjetër sezon të Thomas Tuchel, pasi e vlerësojnë për paraqitjen e bërë pavarësisht se skuadra humbi kampionatin dhe Kupën.

Deri më tani ky peticion i nisur prej ditës së martë është nënshkruar nga 11.700 tifozë bavarezë.

Këtë nismë e komentoi edhe vetë trajneri Tuchel që theksoi se ndjehet i vlerësuar që një pjesë e tifozëve të Bayern e vlerësojnë për punën në krye të skuadrës.