Jose Mourinho u zemërua pas humbjes (dhe eliminimit) të Manchester United në përballjen me Chelsea, në “FA Cup” (1-0). Trajneri portugez kritikoi ashpër gjyqtarin dhe iu përgjigj kontestimeve të tifozëve të ish-skuadrës së tij, Chelsea, duke u vetëkrahasuar me Judën.
Në këtë mënyrë, portugezi u përrgjigjet thirrjeve në kor të tifozëve se ai nuk është më “Special One”. Kjo ishte përgjigja e Mourinjos, i pyetur për fyerjet që mori në “Stamford Bridge”: “Ata mund të thonë çfarë të duan. Derisa ata të gjejnë një trajner për të fituar katër kampionate, unë jam ende numri 1. Kur të gjejnë atë, atëherë do të jetë numri 2. Ndërkohë, Juda është numri 1”.