Tifozët e Manchester Cityt janë taulluar me Vinicius Juniorin me disa pankarta të Topit të Artë gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit. Real Madrid dhe Vinicius ishin informuar se çfarë po planifikonin të bëjnë tifozët e Man City, por ata nuk ishin të shqetësuar për këtë. Vinicius e meritonte të fitonte Topin e Artë në 2024, por ai u anashkalua në mënyrë të diskutueshme për mesfushorin e Man City, Rodri.
Si rezultat, Real Madrid vendosi të bojkotojë ngjarjen dhe që atëherë ka folur publikisht për të. Me t’u futur në fushë, tifozët e Cityt kanë shfaqur banerin me një imazh të Rodrit, që thoshte: “Ndalo së vajtuari”. Pas sfidës ishte Vinicius që buzëqeshi me fitore dhe tha se pankarta e motivoi për të dhënë më të mirën. Ai u shpall “Njeriu i Ndeshjes” pas dy asisteve. “E pashë, pashë flamurin. Sa herë që tifozët kundërshtarë bëjnë gjëra të tilla më japin më shumë forcë për të pasur një lojë të shkëlqyer dhe ja ku e kam bërë”, tha Vini për Movistar.





