Angli, 16 gusht 2014 – Familja mbretërore, muzikantë, aktorë, shkrimtarë, politikanë dhe njerëz të tjerë të njohur të botës nuk e kanë fshehur asnjëherë dashurinë për futbollin, shumë prej tyre madje nuk kanë arritur të mos shprehin as ndjenjat e tyre për fanellat që dashurojnë. Premier League është kampionati me më shumë tifozë V.I.P, të cilët mblidhen nga të gjithë cepat e planetit për një qëllim të përbashkët, mbështetjen e skuadrës së tyre të zemrës.

E nisim nga Arsenali që grumbullon rreth vetes tifozët më të famshëm mes të cilëve mbretëresha Elisabetta II, e cila i ka konfirmuar trajnerit Wenger adhurimin që ka për “Topçinjtë”. Skuadra londineze mbështetet edhe nga Princi Harry, Mick Jagger, Jay-Z e Lewis Hamilton.

Aston Villa. E besoni ose jo, tifoz i flaktë me skuadrën nga Birminghami është kryeministri britanik David Cameron por edhe princi William e aktori amerikan Tom Hanks.

Chelsea ka një mbështetje më femërore. Charlize Theron është një fanse e zjarrtë e skuadrës së Jose Mourinhos.

Një tjetër skuadër londineze, Cristal Palace krenohet me mbështetjen e aktorit amerikan Liam Neeson, ndërsa Everton ka mes rradhëve të tifozëve Sir Paul McCartney por edhe Sylvester Stallonen.

Liverpooli është një tjetër skuadër që rivalizon Arsenalin në garën e njerëzve të famshëm që e mbështesin duke filluar që nga Angelina Jolie dhe për të vazhduar me Daniel Craig, Brad Pitt, LeBron James, madje edhe bashkëshortja e Wayne Rooney, i cili i urren “Të kuqtë” për shkak të së shkuarës si sulmues i Everton.

Qyteti i Manchester mbetet i ndarë më dysh sepse Noel e Liam Gallagher janë tifozë të Citizens, ndërsa Usain Bolt, Snoop Doggy Dog e Andy Rourke janë tifozë të deklaruar të “Djajve të Kuq”.

Swansea? Skuadrës uellsiane nuk mund t’i mungonte një tifoze uellsiane, ajo është Catherine Zeta-Jones, ndërsa West Bromwich mjaftohet me Eric Clapton.

Po presidenti amerikan Barack Obama? E besoni ose jo, kreu i Shtëpisë së Bardhë është tifoz i skuadrës së njohur londineze West Ham. Ndoshta bëhet fjalë për një thashethem, por ekipi nga veriu i Londrës e beson vërtet një gjë të tillë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/