Pas ndeshjes së mbrëmshme Francë-Marok, policia është vendosur në të gjithë Francën pasi tifozët francezë u përleshën me tifozët marokenë.

Franca rezervoi vendin e saj në finalen e së dielës kundër Argjentinës me një fitore 2-0 ndaj Marokut. Golat e Theo Hernandez dhe Randal Kolo Muani ishin të mjaftueshëm për të dërguar skuadrën e Didier Deschamps në finale.

Fitorja bëri që tifozët e Francës të dilnin në rrugë për të festuar, por gjithashtu u përplasën me marokenët në disa zona. Franca është një ish-sundimtar kolonial i Marokut dhe ka një diasporë të madhe marokene, që llogaritet të numërojë rreth një milion njerëz, e cila është e përqendruar në Paris dhe në bregdetin e Mesdheut.

Videot e shpërndara tregojnë përleshje të dhunshme midis tifozëve në Place de la Comédie të qytetit, ku policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë edhe në Paris, policina në Champs-Elysees është përpjekur të shpërndajë turmën e cila krijoi mjaft problematika dhe dhunë.

Telashet ishin parashikuar nga autoritetet franceze, të cilat vendosën të mobilizonin rreth 10,000 policë në të gjithë vendin. Rreth 5000 prej tyre u deleguan për zonën e Parisit.

Policia ngriti postblloqe për të kërkuar tifozët që vendosën bomba tymi dhe u përpoqën të parandalonin vandalizmin dhe agresionin.

Probleme ka pasur edhe në qytetin francez të Nicës në bregdetin e Mesdheut.