Itali, 6 maj 2014 – Derbi, dihet që ndryshon ekuilibrat. Disfata është një goditje e rëndë për aksionet e çdo trajneri dhe kur derbi humbet pa luftuar kjo goditje bëhet akoma më e rëndë. Interi i Walter Mazzarrit dha pikërisht këtë përshtypje, atë të një skuadre të fikur, të lodhur dhe pa motivime të vërteta. Gjatë herëve të tjera trajneri toskan ja kishte dalë t’i ndryshonte gjërat gjatë garës, me ndonjë të bërtitur në dhomat e zhveshjes, këtë herë nuk ja doli. Pas disfatës me Milanin ka shpërthyer dhe irritimi i tifozëve. Natyrisht, bëhet fjalë për një pjesë të tifozëve të atyre që frekuentojnë rrjetet sociale dhe që nga fundi i ndeshjes lancuan në Twitter: mazzarrivattene, (Mazarri Ik).

Rezultoi një nismë e suksesshme pasi brenda vetëm 12 orësh u shndërrua në tendencën e tretë në rrjetet sociale në Itali. Edhe pse irritimi i fansave në internet nuk mund të jetë një e dhënë vendimtare, mbetet një sinjal për t’u marrë në konsideratë, pasi tregon rritjen e zhgënjimit në drejtim të Mazzarrit. Përveç disfatës dhe mungesës së lojë tifozët e akuzojnë trajnerin edhe për mungesën e aktivizimit të Javier Zanetitt në derbin e tij të fundit me fanellën zikaltër, me kapitenin që u shfaq i trishtuar në stol gjatë ndeshjes.

Pas ndeshjes Mazzarri fajësoi mungesën e eksperiencës së disa futbollistëve 20 vjeçarë dhe ka shumë nga ata që mendojnë se projekti i të rinjve që ka nisur Thohir është i papërshtatshëm me këtë trajner dhe nëse kujtojmë dhe at që ndodhi me çështjen e shkëmbimit Vucinic-Guarin, i cili u la në mes për shkak të irritimit të popullit zikaltër, trajneri ndoshta duhet të fillojë që të shqetësohet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/