Romelu Lukaku është futbollisti më i ri i Chelsea-t.Transferimi i belgut në Londër nuk i ka lënë indiferendë tifozët e Interit,të cilët tani kanë frikë se skuadra që fitoi titullin vitin e kaluar është dobësuar dhe nuk mund të konkurojë dot për trofeun.
Ditët e fundit, presidenti Zhang është sfiduar nga tifozët, por futbollisti belg gjithashtu nuk është i përjashtuar nga kritikat. Disa gazetarë të SportItalia ndanë një fotografi të muralesit të Lukakut që ndodhet pranë stadiumit San Siro e cila ishte dëmtuar dhe lyer me bojë të zezë në shenjë proteste duke patur parasysh që tifozët e kanë konsideruar si shenjë tradhëtie.





