Inter Majemi pësoi humbjen e parë pas 9 ndeshjesh këtë sezon. Los Angeles fitoi me shifrat 1-0 me golin e Nathan Ordaz.
Stadiumi ishte i mbushur plot dhe në tribunën ku ndodheshin tifozët e ekipit vendas është shfaqur një banderolë kundër ylli argjentinas, Lionel Mesi. Ata ironizojnë “pleshtin” duke e cilësuar tashmë si të plakur, teksa është pa flokë, një dhëmb që i mungon dhe me mbishkrimin “Pessi”.
Nuk ka munguar as emoji i një kllouni. Pas humbjes, ai ka dalë i frustruar nga fusha drejt tunelit të stadiumit.