Brazil, 18 qershor 2014 – Tifozët e Kroacisë vazhdojnë përkrahjen e tyre ndaj shqiptarëve.
Pas mesazheve të publikuara në mbështetje të Kosovës dhe apelit për pranimin në futbollin ndërkombëtar, tani është shfaqur një fotografi ku disa tifozë me fanella të Kroacisë, të shoqëruar nga një tjetër me uniformën e Brazilit, mbajnë në duar flamurin shqiptar.
Fotografia besohet se është bërë disa ditë më parë, në fillim të Kampionatit botëror në ballafaqimin mes Kroacisë dhe Brazilit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





