Tifozët e Mançester Junajtid thërritën njëzëri për Erling Halandin teksa ai doli nga fusha për pjesën e parë pas një performance të dobët nga Mançester Siti. Pasi arbitri fishkëlleu për fundin e pjesës së parë, 23 vjeçari ra pre e tifozëve vendas të cilët e sulmuan duke thënë në kor: “Haland, si është babai yt?” “Old Traford nuk harron kurrë. As nuk fal”, tha një tifoz në rrjetet sociale. Ndërsa një i dytë tha: “Ai do të shpërthejë tani!” “Oh djalosh. Do të dhembë,” u përgjigj një i tretë. Dhe një tjetër shtoi: “Më thuaj që nuk e kemi motivuar vetëm për pjesën e dytë!”
Tifozët e Junajtid po i referoheshin një incidenti famëkeq midis babait të Haland, Alf-Inge Haland, dhe Roi Kin. Gjatë një derbi në vitin 2001, Kin u hodh brutalisht drejt Haland dhe u përjashtua nga fusha për shkak se ia shtypi gjurin me forcë të madhe, diçka që ai e pranoi se nuk ishte aksident në autobiografinë e tij të vitit 2002.





