Tension i lartë në shtëpinë e Pescara-s, aq sa ka filluar të bëhet shqetësuese, pasi kërcënimet ndaj presidentit të klubit janë konstante, por tashmë kanë kaluar çdo limit.

Eliminimi në fazën play-off nga Juventus Next Gen nuk është pritur mirë nga tifozët ultras të cilët kanë kërcënuar hapur Daniele Sebastiani.

Gjatë natës, në dyert e stadiumit, aty ku vendosen tifozët ultras u shfaq një arkivol, shoqëruar edhe me një banderolë me mbishkrimin:

“Nuk do të gjejmë paqe deri sa të shohim të shkruar këtu Sebastiani”, lexohet në banderolën e tifozëve