26 janar 2015 – Standart Liezh-Anderleht është ndeshja më e ndjerë në futbollin belg, por këtë herë tifozët e kuq të Liezh duket se e ekzagjeruan. Përpara sfidës të fituar 2-0, shpalosën një parrulë gjigande, ku shihej koka e prerë e ish-futbollistit të tyre Derfour, që aktualisht luan për ekipin e Hasit e shoqëruar nga mbishkrimi: "I kuq ose i vdekur". Problemet vazhduan dhe gjatë ndeshjes, aq sa koret e tifozëve kundër tij e bënë Derfour të humbiste qetësinë duke goditur tifozët vendas me top me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq duke lënë me 10 vetë Anderlehtin.
Kjo shkaktoi irritimin e tifozëe kryeqytetas që shkulën disa stola duke i hedhur drejt fushës së lojës. U nevojit ndërhyrja e kapitenit Proto që takimi të riniste sërish. Në të 63-tën, Standart Liezh kaloi në epërsi me anë të Ciman ndërsa në të 87-tën De Camargo mbylli përfundimisht takimin me golin e 2-0, me Standartin që tashmë i afrohet më shumë kreut të renditjes.





