Superkupa është mbyllur me një shije të hidhur. Tifozët e Teutës dhe Vllaznisë janë përleshur jashtë stadiumit “Elbasan Arena”.

Kanë qenë fillimisht tifozët e Vllaznisë që kanë sulmuar një prej durrsakëve dhe këta të fundit u kundërpërgjigjën.

U desh ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën dhe për të larguar tifozët.