Turpërimi nga Barcelona në gjysëmfinalen e Kupës së Mbretit ka bërë që në orën 2 të mëngjesit qindra tifozë të Valencias të mblidhen në qendrën stërvitore të skuadrës, aty ku është dhoma e zhveshjeve.

Më shumë se 200 tifozë të Valencias kanë pritur me ofendime të shumta lojtarët e tyre. Mercenarë, dobësira, pa gjak, tradhtarë, ishin disa nga thirrjet që iu bënin idhujve të tyre. Madje ata i pritën 40 minuta lojtarët e tyre para se të niseshin në shtëpi me makina. Të gjithë u fishkëllyen dhe u fyen nga tifozët, përveç Shkodran Mustafit që u përcoll me duartrokitje.