10korrik 2015 – Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë është mbushur sot në mbrëmje me tifozët që festojnë marrjen e 3 pikëve për ndeshjen me Serbinë. Atmosfera është e ndezur, me muzikë e fishekzjarre. Festime janë organizuar paralelisht dhe në qytete të tjera nga grupi i Tifozëve kuq e zi, ku në Durrës janë mbledhur në një prej lokaleve në zonën pranë Currilave e madje edhe në disa qytete italiane. Për gati 9 muaj e gjithë Shqipëria ishte në ankth për pasojat e ndeshjes që u la në mes tetorin e shkuar, në stadiumin e Beogradit. Nga vendimi, Federata Shqiptare e Futbollit ka pësuar humbje monetare, pasi u gjobit me 100 mijë euro për hedhjen e dronit në fushën e blertë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/