Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në La Liga. Tifozët i kanë kaluar caqet dhe kanë bërë që të ndërpritet derbi i Sevilla-s. Në minutën e 47 të sfidës, një shufër ka fluturuar nga tribuna pas porte dhe ka përfunduar në kokën e Jordan.
Lojtari i Sevilla-s ka rënë menjëherë përtokë, duke kërkuar ndihmën mjekësore. Kjo çmenduri e tifozëve në derbin me Real Betisin ka bërë që arbitri ti japë fund ndeshjes përpara kohe, duke anulluar kështu ndeshjen.





